Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me UNDP dhe Komunës së Skenderajt, nëpërmjet projektit Reload2, Shtëpia për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare ka përfituar një donacion, i cili përfshinte ulëse për kopsht, lule dhe bimë dekorative.
Në pranimin e donacionit kanë marrë pjesë drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Besarta Meha – Ademi, drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe koordinatorja e IQS-së, Gentiana Zeqiri, përmes së cilës është realizuar ky aktivitet.

