Për nder të 18 Qershorit – Dita e Çlirimit dhe Dita e Përkujtimit të Dëshmorëve dhe Martirëve të komunës së Skenderajt, janë përkujtuar dëshmorët e kombit dhe martirët e lirisë, me homazhe dhe aktivitete tjera përkujtimore.
Në Kompleksin Përkujtimor në Prekaz janë nderuar Adem Jashari dhe anëtarët e familjes së tij, të rënë në luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.
Homazh përkujtimor është mbajtur edhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Morinë.
Për nder të 18 Qershorit, Kuvendi Komunal ka mbajtur seancë solemne, ku pas fjalimit zyrtar të kryetarit Fadil Nura, në mënyrë solemne është shpallur Qytetar Nderi, Bardhyl Mahmuti, njëri ndër themeluesit e UÇK-së dhe bashkorganizator i demonstratave shqiptare në periudhën e para luftës.
Në kuadër të agjendës zyrtare, është mbajtur Akademia Përkujtimore në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina”, për nder familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe një ekspozitë me fotografi të qytetit të Skenderajt gjatë kohës së luftës është shfaqur në sheshin “Adem Jashari” me autor Brahim Nura, ndërsa aktivitetet kanë përfunduar me një program artistik të fëmijëve.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.