Qyteti i Skenderajt ka qenë nikoqir i organizimit të Javës së Gruas 2024, me pjesëmarrje të komunave nga rajoni i Mitrovicës, ku është diskutuar mbi polikat lokale që synojnë ndikimin pozitiv të mirëqenies së grave.
Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, drejtoresha e NDI në Kosovë Nancy Soderberg, zyrtarë komunalë nga Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Drenasi, Vushtrria, anëtarë të kuvendeve komunale, shoqëria civila dhe të ftuar tjerë.
Pjesëmarrësit së bashku me zyrtarë lokalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan nëse skemat e granteve të ofruara në nivel lokal kanë kontribuar në rritjen e mundësive dhe mirëqenies së përgjithshme për gratë.
Vlen të theksohet se 60% e granteve komunale per biznese në Skenderaj fitohen nga gratë!
Debati i katërt për politikat, pjesë e Javës së Gruas, u organizua nga NDI Kosovë dhe Komuna e Skenderajt, dhe u mbështet nga USAID në Kosovë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.