Skenderaj nderon mësimdhënësit për rastin  e 7 marsit

Për nderë 142 vjetorit të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe  dhe 111 vjetorit të hapjes së shkollës së parë në Drenicë, Komuna e Skenderajt ka bërë ndarjen e mirënjohjeve dhe dhuratave për  51 mësimdhënësit më të suksesshem të vitit 2019-2020.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Bekimi Latifi ngirti lartë kontributin e mësimdhënësve dhe veteraneve të arsimit në edukimin e brezave të rinjë.

Sipas Latifit sa do që kishte tentativa nga agresori për ndalimin e zhvillimit të gjuhes shqipe, ata nuk ja dolen pasi që shqipja u ngrit dhe arriti në ditën ku është sot.

Po ashtu Komuna e Skenderajt ndau dhurata edhe për veteranët e arsimit të të gjitha shkollave fillore dhe të mesme të komunes,  për të cilet më parë ka ndarë edhe mirënjohje me rastin e pensionimit të tyre.

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.