Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtoren e Urbanizmit, Sanije Ahmeti si dhe përfaqësuesit e fshatit Kryshec Avdullah Gashi e Fatos Gashi, vizituan nga afër punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës që lidhë qytetin tonë me fshatin Kryshec, rrugë kjo me gjatësi mbi 1.2 km.

Kryetari Jashari tha se me rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge do të lehtësohet levizja e qytetarëve nga qyteti në Kryshec dhe anasjelltas.

“ Çdo ditë punë dhe përkushtim për krijimin e një infrastrukture adekuate për qytetarët e komunës sonë”, tha Jashari.
Puna vazhdon…

 

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.