Zyrtaret e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe Turizëm, bashkë me drejtoreshën Besarta Meha – Ademi, janë duke shpërndarë këto ditë fletëpalosje me informacione relevante për Zyrën e investimeve dhe mbështetjes së bizneseve, për firmat dhe kompanitë që zhvillojnë veprimtari ekonomike në komunën e Skenderajt.
Zyra në fjalë është në kuadër të kësaj drejtorie dhe është themeluar me vendim të kryetarit Nura, i cili kishte premtuar themelimin zyrës për investime dhe biznese, me qëllim të shmangies së procedurave burokratike dhe krijimit të hapësirës për investime.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.