Drejt ngritjes së cilësisë në arsim, sot në ambientet e Gjimnazit “Eqrem Çabej” filluan Garat e Diturisë në mes të nxënësve të klasave të IX-ta, në lëndët: Gjuhë Shqipe, Histori, Kimi dhe Biologji.
Për herë të parë nxënësit vushtrrias do të garojnë përmes platformës online, si një metodë e re dhe bashkëkohore e garimit.
“Falënderoj mësimdhënësit dhe komisionin për organizimin e garave, ndërsa inkurajoj edhe prindërit e nxënësve t’i përcjellin nga afër Garat e Diturisë”, – ka shkruar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi.