Qytetarë të nderuar të Komunës së Vushtrrisë,

 

Këto ditë të ngrohta korriku jemi duke u përballë me temperatura të larta të ajrit, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

 

Meqë jemi edhe në sezonin e korrje shirjeve, mundësia e zjarrvënies së hamulloreve dhe mbetjeve të kashtës dhe barishteve të thara është më e madhe.

 

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, ambientit, florës dhe faunës së Komunës së Vushtrrisë, APELOJMË tek të gjithë qytetarët, Institucionet publike dhe Private që të jenë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.

 

Po ashtu, apelojmë që për çdo rast të zjarrit të lajmërohen me kohë, si dhe të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.

 

Lajmërimi mund të bëhet pa pagesë në Numrin emergjent 112.

 

Reagimi në raste të rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë publike është detyrë dhe obligim qytetarë për të gjithë ne!

 

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.