Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, Dr.Ejup Haziri.
I pari i Vushtrrisë tha se bashkë kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes dy institucioneve.
“Si çdo herë, edhe takimi i sotëm me kryetarin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, Dr.Ejup Haziri, ishte tejet konstruktiv, ku bashkë diskutuam për bashkëpunimin e dy institucioneve që drejtojmë. Faleminderit për bashkëpunimin e vazhdueshëm, Dr.Ejup Haziri”, tha kryetari Idrizi.