Komuna e Vushtrrisë ka mbajtur sot dëgjime publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të vitit 2025.
Dëgjim publik është mbajtur me banorët e Këshillit Lokal Dumnicë e Llugës, që përfshin fshatrat Dumnicë e Llugës, Dumnicë e Poshtme dhe Dumnicë e Epërme.
Po ashtu, dëgjim publik është mbajtur edhe me banorët e Këshillit Lokal Prelluzhë.
Para qytetarëve, anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe zyrtarët e Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, kanë paraqitur buxhetin dhe projektet që janë paraparë për këto fshatra.
Ndërkaq, qytetarët pjesëmarrës në këto takime kanë paraqitur kërkesat e tyre.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.