Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut në bashkëpunim me SHMFU “Migjeni ”, në Stanoc të Epërm, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
Për ta shënuar këtë ditë, është organizuar debat me temën “Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku morën pjesë 30 nxënës të klasave të 9-ta.
Në këtë debat, pjesëmarrëse ishte edhe drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, drejtoresha e SHMFU “Migjeni”, Ardita Shala Bekteshi, zyrtarja e Drejtorisë për Arsim, Edona Shotani, zyrtarja e Drejtorisë së Administratës, Zyrafete Bekteshi, ndërsa për temën ligjëroi Remzije Zekolli.
Gjatë takimit u diskutua për historikun e demokracisë, për të vazhduar me temën boshte të takimit “Roli i Këshillave të Nxënësve në zhvillimin e demokracisë në shkolla”, ku u diskutua për mënyrën e zgjedhjes së tij, detyrat dhe përgjegjësit e këtij organi të rëndësishëm në shkolla.
Debati ishe i hapur, nxënësit kontribuuan në këtë temë duke diskutuar për rolin dhe përgjegjësinë e Këshillit të Nxënësve të Shkollës në realizimin e të drejtave të nxënësve dhe zhvillimit të mendimit demokratik në shoqëri.