Sot është mbajtur takimi konsultativ me qytetarë për vizionimin e ndërtesës së ish-Gjykatës në Vushtrri, takim i cili u organizua në hapësirat e Kalasë së Vushtrrisë.
Në këtë takim, Komunën e Vushtrrisë e përfaqësoi drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari, derisa morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, UN-Habitat Kosovë, ish-punonjës të kësaj gjykate, përfaqësues të shoqërisë civile, binzeseve dhe qytetarë të Vushtrrisë.
Para komunitetit dhe të tjerëve u prezantuan rezultatet e deritanishme të hulumtimeve dhe u diskutua rreth vizionit dhe propozimeve të publikut për të ardhmen e ndërtesës së ish-gjykatës në Vushtrri. Gjithashtu, u diskutua mbi hapat e ardhshëm të punës si dhe për nevojën e ndërlidhjes së teknologjisë së re me funksionimin dhe prezantimin e aseteve të trashëgimisë kulturore.
Ky projekt udhëhiqet nga Ministria e Kulturës në partneritet me Komunën e Vushtrrisë dhe zbatohet nga UN-Habitat Kosova.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.