Një delegacion i Komunës së Vushtrrisë po qëndron për vizitë zyrtare në Komunën Växjö të Suedisë, në kuadër të bashkëpunimit në mes të dy komunave në lidhje me projektin “Funksionalizimi dhe digjitalizimi i arkivës”.
Ky projekt që ka kohëzgjatje tri vjeçare, ka për qëllim krijimin e mundësisë për qasje në dokumentet e nevojshme për të gjitha qytetarët.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i Komunës së Vushtrrisë ka vizituar Komunën Växjö, arkivin e komunal dhe institucione të tjera.
Delegacionin e Komunës së Vushtrrisë e kryeson nënkryetarja, Hava Mlinaku, ndërsa përbëhet nga drejtoresha e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, udhëheqësi i Qendrës për Shërbim me Qytetarë, Bekim Selmani, udhëheqësi i Sektorit të Arkivit, Ekrem Miftari, zyrtari nga Arkivi, Ahmet Selaci dhe zyrtarja nga Drejtoria e Administratës, Zyrafete Bekteshi.
Delegacioni i Komunës së Vushtrrisë në Komunën Växjö të Suedisë ka qëndruar 4 ditë.