Është miratuar sot në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë buxheti për vitin 2025, që në total është 27,662,762.00 euro.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se buxheti i hap rrugë realizimit të investimeve kapitale në të mirë të qytetarëve vushtrrias.
“Miratimi i buxhetit i hap rrugë realizimit të investimeve kapitale nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët vushtrrias.
Për vitin e ardhshëm kemi rritur shumën e subvencioneve në vlerën 1,855,000.00 euro
, që ndikojnë drejtpërdrejt tek të rinjtë
, në arsim
, sport
, shëndetësi
dhe tek bujqit vushtrrias
”, tha kryetari Idrizi.










