Është mbajtur sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, në të cilën u diskutuan disa pika të rendit të ditës.
Mbledhja është udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Melihate Basholli Latifi, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, si dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Pikat e rendit të ditës që u diskutuan dhe u miratuan me shumicë votash në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës janë:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, mbajtur më datë 25 korrik 2024;
2. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-buxhetit për vitet 2025-2027 dhe planeve investuese;
3. Shqyrtimi i Raportit për situatën ekonomiko-financiare dhe zbatimin e planeve investuese, për periudhën janar-qershor 2024;
4. Shqyrtimi i Raportit të sistemit të menaxhimit të performancës dhe grantit të performancës për vitin 2023;
5. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2023/2024;
6. Shqyrtimi i nismës së Kryetarit të Komunës për bashkëpunim ndërkomunal për bashkëfinancim me Komunën e Mitrovicës për rregullimin e memorialit të dëshmorit Xhevat Jusufi;
7. Rishikimi i Planit të veprimit për të gjeturat e auditorit;
8. Shqyrtimi i Informatës për përfundimin e korrje-shirjeve dhe përgatitjet për mbjelljet vjeshtore;
9. Shqyrtimi i Informatës lidhur me punën e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024;
10. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me numër të protokollit Nr.01-63/24 i datës 28.03.2024 për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale;
11. Pyetje dhe përgjigje.
Për më shumë, mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të datës 26 shtator 2024 mund ta ndiqni edhe në ueb-faqen e Komunës: https://vushtrri.rks-gov.net/…/video-mbledhjet-e-kuvendit…/
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.