Sot është mbajtur takimi i parë për themelimin e Këshillit Publik-Privat, një mekanizëm jo-formal dhe këshillëdhënës për të ndarë përvojat dhe për të lehtësuar konsultimet mes Komunës dhe sektorit privat.
Takimin e hapi kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, derisa të pranishmit i përshëndeti edhe drejtoresha e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober.
Themelimi i Këshillit Publik-Privat ka si synim të jetë një mekanizëm që lehtëson konsultimet mes Komunës dhe sektorit privat, me qëllim për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në Vushtrri.
Themelimi i Këshillit Publik-Privat mbështetet nga Aktiviteti i USAID-it Qeverisja e Pronës, si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Vushtrrisë dh USAID-it.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.