Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka përfunduar sinjalistika rrugore në rrugën “Avni Saraçi”, ku është bërë shënjëzimi i trotuarit, shtegut të biçikletave dhe vendkalimit për qytetarë.
I pari i Vushtrrisë deklaroi se siguria e qytetarëve në trafik është prioritet.
“Pas asfaltimit të rrugës “Avni Saraçi”, rrugë arterie e qytetit, tashmë ka përfunduar edhe sinjalistika rrugore✅. Është bërë shënjëzimi i trotuarit ️, shtegut të biçikletave e vendkalimit për qytetarë . Sigurinë e qytetarëve në trafik e kemi prioritet! ”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.