Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë në Vushtrri.
Mbledhja u kryesua nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i falënderoi qytetarët dhe institucionet e sigurisë për bashkëpunimin.
Në këtë takim u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Vushtrrisë, për çka u tha se situata është e qetë dhe stabile.
Për gjendjen e sigurisë u dha informatë nga Policia e Kosovës në Vushtrri, nga përfaqësuesit e KFOR-it, si dhe nga përfaqësuesit e Komunës së Vushtrrisë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.