Në kuadër të zbatimit të Agjendës së Kontratës Sociale për Vushtrrinë, projekt i përbashkët me USAID, ftoheni të merrni pjesë në konsultimin publik për dy projektet e përzgjedhura nga qytetarët.
I. Shfrytëzimi i paautorizuar i oborrit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë (SHFMU) “Andon Zako Çajupi”
II. Aftësimi profesional i grave nga zonat rurale dhe komunitetet jo shumicë
Konsultimi publik do të mbahet më datë 06.11.2024, me fillim nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkohen dhe të jenë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.