Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari, dhe profesorin universitar, Prof.Dorajet Imeri, kanë vizituar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë
, ku janë pritur nga zëvendëskryetari i Akademisë, akademik Vasil Tole, dhe akademik Marenglen Verli.

Qëllimi i kësaj vizite ishte pranimi i donacionit me mbi 3000 librave shkencor (1000 tituj) për bibliotekën e qytetit të Vushtrrisë.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë ka falënderuar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për donacionin, derisa ka treguar se është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit.
“Temë diskutimi me akademikët e nderuar ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e artit mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Komunës së Vushtrrisë. Faleminderit për pritjen, akademik Tole dhe akademik Verli!
”, tha kryetari Idrizi.

