Dje, më 22 gusht 2024, u mbajt takimi në kuadër të projektit “Agjenda e Kontratës Sociale për Vushtrri”, me fokus të veçantë në çështjen e “Aftësimit profesional të grave të zonave rurale dhe grave të komuniteteve jo-shumicë”.
Takimi u organizua në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë dhe përfaqësuesit e komunitetit jo shumicë në fshatin Prilluzhë. Në takim morën pjesë 19 persona, prej tyre 17 gra dhe 2 burra, të gjithë pjesëtarë të komuniteteve jo-shumicë. Zyrtarët komunalë Ekrem Merovci dhe Berat Maxhuni, si dhe përfaqësuesit e projektit të USAID “Agjenda e Kontratës Sociale” ishin gjithashtu të pranishëm.
Qëllimi kryesor i takimit ishte formimi i listës së grave nga komunitetet jo-shumicë dhe mbledhja e propozimeve për kurset apo trajnimet e dëshiruara. Gjatë takimit u diskutua rreth hapave të mëtejshëm, si dhe u propozuan disa kurse dhe trajnime të cilat grupi i grave nga komunitetet jo-shumicë dëshiron t’i ndjekë:
1. Kurse për parukeri dhe përgatitjen e ëmbëlsirave
2. Kurse për IT dhe Media Sociale
3. Kurse për përkthyes të gjuhëve Rome, Serbe dhe Turke
4. Përgatitje për ushqime tradicionale,
5. Trajnime për kujdestari ndaj fëmijëve
6. Kurse për rrobaqepësi
7. Trajnime për ndërmarrësi dhe hapje të bizneseve
8. Trajnime për shërbime në gastronomi
Palët u pajtuan që avokimi në institucionet komunale për kërkesat e tyre është shumë i nevojshëm.
Takimi i ardhshëm do të mbahet sipas Agjendës së Kontratës Sociale, për hartimin e një plani për avansim profesional të grave në zonat rurale dhe grave të komunitetit jo-shumicë në komunën e Vushtrrisë.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.