Sot filloi ndërtimi i një projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët e Vushtrrisë, parku rekreativ “Udha e Gurit”, i cili do të jetë sipas standardeve më të larta.
Fillimi i punimeve u bë nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, sekretari i ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, këshilltari i lartë i ministrit, Ergin Bunjaku, drejtori për Bujqësi, Ergin Sunguri dhe drejtori për Zhvillim ekonomik dhe investime kapitale, Raif Lahu.
Parku rekreativ do të përfshijë:
1. Shëtitore

2. Hapësirë gjelbëruese

3. Kënd të lojërave 

4. Dy fusha të tenisit

5. Një fushë multifunksionale



“Udha e Gurit” është projekt i përbashkët mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, vlera e të cilit është 359,717.22 euro dhe është projekt dy vjeçar.