Kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e objektit të ish-Arkivit, Fabrika e Vajit, objekt i cili është i vjetër mbi 130 vite.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili tha se objekti është i vjetër mbi 130 vite.
“Ky objekt, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, daton nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, i ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, në të njëjtën kohë me Kullën e Zejnullah Begut në Balincë”, tha kryetari Idrizi.