Me qëllim të luftimit të Stigmatizimit të femrës, Drejtoria e Arsimit në bashkëpunim me QKMF në Vushtrri sot kanë filluar të shpërndajnë 3000 mijë pako me peceta higjienike menstruale të dhuruara nga Butterfly Kosova për nxënëset dhe vajzat e reja në Shkollat Publike, Fillore dhe të Mesme të Vushtrrisë.
Shëndeti dhe higjiena menstruale është çështje e të drejtave të njeriut dhe si e tillë duhet të trajtohet prandaj edhe Kampanja ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve e vajzave të reja prej klasës së gjashtë deri në klasën e dymbëdhjetë për përdorimin e pecetave menstruale. Kjo për arsye se ende ka mungesë të informatave bazike mbi shëndetin menstrual sepse menstruacionet shihen si probleme personale të tyre e nuk trajtohen në nivelin e shëndetit publik.