Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht drejtoria për Administratë, drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale dhe Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut, kanë filluar sot aktivitetet për shënimin e muajit rozë, për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Aktivitetet kanë filluar me vendosjen e fjongove rozë, si simbol i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Përgjatë gjithë muajit tetor do të ketë aktivitete të ndryshme, ndërkaq nesër do të organizohet marshi sensibilizues kundër kancerit të gjirit nga ora 14:00, nga objekti i Komunës e deri tek Kalaja e qytetit.