Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë, Drejtoria për Arsim, Njësiti Komunal për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë hapur sot fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Fushata, që këtë vit do të organizohet nën moton “Mos hesht”, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë”, u hap me nxënësit e shkollës SHMU-1 në Vushtrri.
Në hapje morën pjesë drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, ndërsa për temën ligjëruan zyrtarët policor Luljeta Halili dhe Shaban Tiku.
Edhe nxënësit e shkollës SHMU-1 u inkuadruan me pyetje dhe komente rreth kësaj teme.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.