Komuna e Vushtrrisë nga sot e deri më 31 gusht, do të ofrojë shërbime për bashkatdhetarët edhe ditën e shtunë.
I pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtoreshën e Administratës, Hyrie Uka Hoxha, dhe drejtoreshën e Diasporës, Medina Bunjaku, kanë bërë sot hapjen e sporteleve kushtuar bashkatdhetarëve.
Enkas për diasporën janë krijuar sportele të veçanta që do të ofrojnë shërbime, ndërkaq çdo të shtunë nga ora 10:00 e deri në orën 14:00, zyrtarët e sektorit të Gjendjes Civile dhe Qendrës për Shërbim me qytetarë që do të ofrojnë shërbime.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, tha se këtë vendim e ka marrë me qëllim që bashkatdhetarët nga diaspora të mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet për të cilat kanë nevojë në administratën e komunës.
Po ashtu, edhe këtë vit oborret e shkollave të Vushtrrisë do të shërbejnë si parkingje për bashkatdhetarët.
Tashmë tri vite, Komuna e Vushtrrisë ka punuar ditën e shtunë për të ofruar shërbime për diasporën.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.