Me realizimin e pikturave në artin “Ebru”, Komuna e Vushtrrisë ka përmbyllur fushatën për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit.
Një organizim ky nga Drejtoria për Administratë dhe Njësiti Komunal për të drejtat e njëriut në bashkëpunim me Institutin Yunus Emre, e që pikturat u realizuan nga zyrtaret e Komunës së Vushtrrisë.
Në këtë aktivitet mori pjesë nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha, zyrtarja për Barazi Gjinore, Remzije Zekolli, si dhe zyrtaret e administratës së Komunës së Vushtrrisë.
Pikturat unike do të ekspozohen në objektin e Komunës së Vushtrrisë, si shenjë mbështetje për të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit.
Komuna e Vushtrrisë përgjatë gjithë muajit tetor ka organizuar aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, ndër të cilat ka qenë edhe marshi sensibilizues.