Komuna e Vushtrrisë ka pranuar donacion nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, donacion i cili vije në kuadër të projektit të bashkëpunimit civilo-ushtarak e që përfshin tre defibrilatorë.
Pranimi i donacionit është bërë nga nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, ndërsa është dorëzuar nga zëvendësdrejtoresha e Çështjeve të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Sllovenisë, Mateja Rokvic.
Defibrilatorët do të vendosen në objektin e Komunës së Vushtrrisë, në Qendrën e Mjekësisë Familjare-1 dhe në fshatin Prelluzhë. Po ashtu, pjesë e donacionit kanë qenë edhe pajisje për të ofruar trajnime se si përdoren defibrilatorët.
Paraprakisht trajnime për përdorimin e defibrilatorëve janë zhvilluar me zyrtarë të Drejtorisë së Shëndetësisë, Drejtorisë së Arsimit, stafi i QKMF-së, Policinë e Kosovës në Vushtrri, zjarrfikësit dhe Kryqin e Kuq.
Defibrilatorët janë pajisje emergjente që përdoren në raste të arrestit kardiak.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.