“Sfidat e grave kryefamiljare gjatë dhe pas luftës”, ishte tema e tryezës së diskutimit organizuar nga Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria e Administratës dhe Njësiti Komunal për të Drejta të Njeriut, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë.
Fahrije Hoti, udhëheqëse e ndërmarrjes “Krusha” dhe Vildane Mulaku, udhëheqëse e Shoqatës “Martirët e Lirisë”, rrëfyen historitë e tyre, që nga humbja e familjarëve e deri tek arritja e sukseseve si kryefamiljare.
Tryezën e ka përshëndetur nënkryetarja e Komunës së Vushtrrisë, Hava Mlinaku, ndërsa e ka udhëhequr drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka-Hoxha, kurse pjesë e panelit ishin Lutfije Ademi- Vokshi, Habibe Gërxhali dhe Remzije Zekolli, të cilat folën lidhur me sfidat e grave kryefamiljare që përjetuan gjatë dhe pas luftës.
Në këtë tryezë, u tha se gratë që mbijetuan këtë sfidë janë heroinat shqiptare të cilat u bënë simbol i rezistencës ndaj paragjykimeve të shoqërisë dhe të pavarësimit ekomomik të grave kryefamiljare që kanë humbur më të dashur e tyre në luftë.
Kosova ka mbi 1600 persona të zhdukur gjatë luftës së fundit.