Në vijim të bashkëpunimit të nisur ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Komunës Vaxjo në Suedi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim për vitet 2024-2026.
Aktualisht, po punohet në dy projekte thelbësore:
▪️Dixhitalizimi i arkivit – Një projekt që synon të modernizojë dhe lehtësojë aksesin në të dhënat historike dhe kulturore nëpërmjet teknologjive bashkëkohore të dixhitalizimit.
▪️Aftësimi i të rinjve për tregun e punës – Kjo iniciativë synon të rrisë kapacitetet e të rinjve dhe t’i përgatisë ata për kërkesat e tregut të punës në nivel lokal.
Gjithashtu, kryetari Idrizi ka bërë të ditur se është planifikuar zgjerimi i bashkëpunimit me projekte që kanë në fokus menaxhimin e mbeturinave, duke marrë në konsideratë praktikat më të mira të Suedisë, një ndër vendet lidere në menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.