Në prezencë të shumë banorëve të tri Dumnicave, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, mori pjesë në fillimin e  punimeve për rehabilitimin e rrugës kryesore që lidh fshatrat Dumnicë e Ulët dhe Dumnicë e Epërme me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Ky projekt do të realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe ka vlerën 1,296,417.00 euro
Në fillimin e punimeve, kryetari Idrizi, tha se rruga e re do të lehtësoj qarkullimin për banorët e kësaj ane.
“Me mbi 10 km gjatësi, rruga e re do të lehtësoj në masë të madhe qarkullimin për banorët e kësaj zone.✅Urime banorëve të tri Dumnicave!”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.