Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me bashkëpunëtorët dhe profesorët universitar Prof.Dr. Mentor Hasani dhe Prof.Dr. Dorajet Imeri, në nderim të 100 vjetorit të rezistencës së Azem Galicës, kanë bërë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë varrit të heroinës Shotë Galica, për të vazhduar tek shtatorja në qytetin e Krujës.
Ky nderim është në vigjilje të 100 vjetorit të rezistencës në Arbërinë e Vogël, të udhëhequr nga Azem dhe Shotë Galica.
“Lavdi jetës dhe veprës së Azem dhe Shotë Galicës”, tha kryetari Idrizi.
Për të shënuar 100 vjetorin e rezistencës në Arbërinë e Vogël, për tri ditë me radhë do të ketë aktivitete të ndryshme, të organizuara nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.