Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Izet Miftari, dhe profesorin universitar, Prof.Dorajet Imeri, kanë vizituar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë , ku janë pritur nga zëvendëskryetari i Akademisë, akademik Vasil Tole, dhe akademik Marenglen Verli.
Qëllimi i kësaj vizite ishte pranimi i donacionit me mbi 3000 librave shkencor (1000 tituj) për bibliotekën e qytetit të Vushtrrisë.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë ka falënderuar Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për donacionin, derisa ka treguar se është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit.
“Temë diskutimi me akademikët e nderuar ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e artit mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Komunës së Vushtrrisë. Faleminderit për pritjen, akademik Tole dhe akademik Verli!  ”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.