Në prag të fillimit të Vitit Shkollor 2024/25, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtorin e DKA-së Albanez Tahiraj, kanë vizituar sot Shkollën e Mesme të Ulët 1 për të parë nga afër përgatitjet që janë bërë.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se ka përgëzuar kolektivin e kësaj shkolle për përgatitjet e bëra për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Drejtorin dhe kolektivin e kësaj shkolle i përgëzova për rezultatet e arritura, si dhe përgatitjet që i kanë bërë për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha kryetari Idrizi.
Kryetari Idrizi gjatë ditëve në vijim do të vizitojë edhe shkollat e tjera për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.