Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ka filluar instalimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Dumnicë e Ulët.
Me këtë rast, i pari i Vushtrrisë tha se do të zgjidhet një problem me të cilin përballen banorët e kësaj ane.
“Me pamjet nga
instalimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin
Dumnicë e Ulët, që do të zgjidh një herë e mirë problemin me të cilin përballen banorët e kësaj ane, ju uroj pasdite të mbarë!
”, tha kryetari Idrizi.


