Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se nxënësit e drejtimit Ekonomi në Shkollën e Mesme Profesionale “Bahri Haxha”, tashmë mësimet do t’i mbajnë në kabinetin e ri që është investim nga komuna.
Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se kabineti është pajisur me mjete teknologjike, derisa potencoi se investimet në arsim do të jenë të vazhdueshme.
“Kabineti i kësaj shkolle është pajisur me mjete teknologjike
, me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit. Arsimin e kemi prioritet dhe në vazhdimësi do të ketë investime të tilla!
”, tha kryetari Idrizi.

