Në 26 vjetorin e rënies së Kolonel Ahmet Krasniqi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, së bashku me familjarët e kolonel Krasniqit, kabinetin qeveritar, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë nderuar jetën dhe veprën e tij duke bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh pranë lapidarit të tij në Vushtrri.
“Lavdi jetës dhe veprës së heroit të kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi”, tha kryetari Idrizi.