Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Benjamin Shala, kanë mbikëqyrur punimet që po zhvillohen në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.
Në këtë rrugë, po bëhet shtrimi i rrugës me kalldrëm, ndërrimi i gypit të kanalizimit dhe largimi i kabllove e shtyllave elektrike.
Gjithashtu, kanë takuar përfaqësuesit e bizneseve që operojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”.
“Në rrugën “Pandeli Sotiri”, ku tashmë po punohet për shtrimin e rrugës me kalldrëm, ndërrimin e gypit të kanalizimit dhe largimin e kabllove e shtyllave elektrike. Përveç kësaj rruge, po punohet edhe në rrugët “Shemë Nallbani” dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”, e që kjo pjesë e qytetit do të transformohet duke e rikthyer edhe trashëgiminë kulturore të qytetit! ”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.