Punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në lagjet “Ademi”, “Zymeri” dhe “Tahiri”, në fshatin Novolan, po vazhdojnë sipas planit dinamik.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pasi që ka mbikëqyrur punimet bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Benjamin Shala.
“Për realizimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm, mirënjohës e falënderues u shprehen edhe mërgimtarët tanë Tefik Ademi, Faik Ademi dhe Fikret Ademi, të cilët shprehen gatishmëri për investime në këto pjesë! Me këto pamje nga vendi i punimeve, ju uroj javë të mbarë! ”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.