Punimet për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në lagjen “Gjaka” të fshatit Oshlan, po vazhdojnë sipas planit dinamik.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pasi që ka mbikëqyrur punimet bashkë me drejtorin për Shërbime Publike, Benjamin Shala.
“Në lagjen  “Gjaka” të fshatit Oshlan, po vazhdojnë  punimet sipas planit dinamik për shtrirje të rrjetit të kanalizimit. Me përfundimin e punimeve do të zgjidhet një nga problemet me të cilin janë përballur banorët e kësaj lagje”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.