Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, për rindërtimin e gjashtë zonave kadastreale në Komunën e Vushtrrisë.
Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në prezencë të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, derisa prezent ka qenë edhe drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Remzi Ahmeti.
Zonat kadastrale që përfshihen në rindërtim janë Vushtrri-pjesërisht, dhe disa fshatra.
Gjithsej do të trajtohen 11500 parcela në sipërfaqe prej rreth 3900 hektar dhe mbi 7000 ndërtesa, duke i përfshi edhe zyrtarizimin e transaksioneve joformale – shitblerje me shtrëngim duarsh, shqyrtimin e trashëgimisë, zyrtarizimin e gjendjes faktike dhe matjen e përgatitjen e dokumentacionit për legalizim të ndërtesës.
Me realizimin e këtij projekti, do të bëhet kursimi i buxhetit të qytetarëve të Vushtrrisë me mbi 3 milionë euro, andaj kryetari Idrizi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përfitojnë nga kjo mundësi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.