Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Bashkërisht kanë biseduar për projektet që janë duke u zhvilluar në të dy komunat, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kryetari Idrizi ka falënderuar homologun e tij nga Zveçani për vizitën.