Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Bernacca.
Me këtë rast, kreu i Vushtrrisë tha se me zëvendëskomandantin kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë, për çka e ka falënderuar.
“Kisha kënaqësinë të pres në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Federico Bernacca. Bashkë kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë, për çka e falënderova në emër timin dhe të qytetarëve të Vushtrrisë”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.