Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, me bashkëpunëtorët e tij, gjatë ditës kanë pritur në një takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu.
Ministri Aliu ka uruar Kryetarin Idrizi për mandatin në udhëheqje të Vushtrrisë duke shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës dhe ambientit mes MMPHI-së dhe Komunës së Vushtrrisë.
Ata kanë diskutuar edhe për magjistralen, prej rrethit në hyrje të qytetit e deri në dalje të saj, me ç’rast Kryetari Idrizi ka njoftuar Ministrin Aliu lidhur me urgjencën që kjo rrugë ka për sinjalizime e sidomos për vendosjen e semaforëve.
“Për të gjitha këto pika mora zotimin nga Ministri Aliu se do i ketë prioritete”, – shprehet z. Idrizi.
Në fund, z. Idrizi falënderoi Ministrin Aliu për vizitën.