Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi ka pritur në një takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
Kryetari Idrizi shprehu kënaqësi të veçantë për këtë takim, duke falënderuar Myftiun Tërnava për vizitën dhe për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës e ka dhënë në vazhdimësi në të mirë të qytetarëve.
”Me Myftiun u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Vushtrrisë”, – u shpreh z. Idrizi.