Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku bashkërisht kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.
Në takim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishin Arianit Elashani, anëtar i KQZ-së, Gordana Laban, anëtare e KQZ-së, Burim Ahmetaj, drejtor i Sekretariatit të KQZ-së dhe Betim Xhema, zyrtar Ekzekutiv i KKZ-së.
Kryetari Idrizi ka falënderuar përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vizitën dhe ju ka ofruar bashkëpunim të plotë.