Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se sot është bërë pastrimi dhe mbjellja e drunjve dekorativ në pjesën e dytë të shëtitores “Enver Zymberi”.
Ky ka qenë një aksion i përbashkët mes Komunës së Vushtrrisë, përkatësisht Drejtorisë për Shërbime Publike me organizatën “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën”, NPL “Përparimi”, fondacionin “Akuo” dhe nxënësit e shkollës SHMU-1.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bëri thirrjen që të ruhet ambienti.
“Ruajtja e ambientit duhet të jetë mision i përbashkët!✨”, tha kryetari Idrizi.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.