Sot, gjatë ditës, Kryetari Idrizi ka njoftuar se në vazhdën e takimeve me bujq e fermerë, ka zhvilluar një takim edhe me bletarët vushtrrias. Siç vlerëson ai bletaria është degë mjaft e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Vushtrrisë.

Në këtë takim, ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë njoftuar me kërkesat, nevojat dhe sfidat që kanë bletarët.

“Ne do t’u qëndrojmë pranë bletarëve dhe kërkesat e tyre do t’i mbështesim me çdo mundësi që kemi si institucione komunale, dhe se takime të karakterit të tillë do të mbajmë në vazhdimësi”, – përfundoi njoftimin e tij, z. Idrizi.

wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.