Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me drejtorin për Arsim, Albanez Tahiraj, kanë pritur sot në takim nxënësit Lorik Rama dhe Jonart Krasniqi, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën për programim dhe shkencë “STEM”, që do të mbahet në Holandë.
Pjesëmarrja e dy nxënësve në këtë Olimpiadë është mbështetur financiarisht nga Komuna e Vushtrrisë.
“Si komunë gjithmonë jemi në mbështetje të  ‍  ‍ nxënësve të suksesshëm, si në këtë rast që kemi mbështetur financiarisht pjesëmarrjen e dy nxënësve në Olimpiadë. Lorik dhe Jonart, ju lumtë për sukseset e arritura dhe shumë suksese në Holandë. ”, tha kryetari Idrizi.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i Innovation Academy, Ensar Bajrami, institucion arsimor që po bënë një punë të shkëlqyer me nxënësit vushtrrias në fushën e programimit.
wpChatIcon
wpChatIcon
This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.